INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kaos në Brazil: Policia në grevë, shpërthen vala e krimeve

Kaos në Brazil: Policia në grevë, shpërthen vala e krimeve

Publikuar më: 16:06 08-02-2017

Efektivët e policisë në shtetin brazilian të Espírito Santo kanë nisur këtë fundjavë një grevë masive për pagat e ulëta dhe kushtet e këqija në punë, çka ka ndikuar që në vetëm tre ditë vrasjet në këtë shtet të rriten me 650 përqind.

52 vrasje janë regjistruar këto tre ditë, duke e çuar mesataren në 17 vrasje në ditë nga 5 që ishte përpara grevës.

Për t’u përballur me krizën, Qeveria federale ka nxjerrë ushtrinë të patrullojë rrugët e 30 qyteteve të Espírito Santo, megjithatë, grabitjet dhe dhuna sa vjen dhe shtohet.

Ky shtet në Brazil është duke vuajtur për shkak të problemeve financiare, ndërsa shumë nga ata policië që nuk janë paguar, qeveria në vend se t’u shlyente detyrimet, i hoqi nga puna.

Article Logic
Execution time: 0.0031359195709229