INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Basha: Ndryshimi i politikës urgjencë kombëtare

Basha: Ndryshimi i politikës urgjencë kombëtare

Publikuar më: 11:16 23-01-2017

Kreu i opozitës Lulzim Basha thotë se ndryshimi i politikës është jo vetëm jetik por urgjencë kombëtare. Kështu shprehet kreu i demokratëve Lulzim Basha në një reagim të gjatë në rrjetin social facebook.
Lulzim Basha:
“Si kudo në perëndim, edhe në Shqipëri qeverisja duhet t’u kthehet më në fund njerëzve. Vetëm atje ku pushteti buron nga njerëzit dhe kontrollohet nga njerëzit mund të ketë liri, demokraci të vërtetë dhe mirëqenie, për sot dhe për të ardhmen”.
Si 26 vite më parë, Partia Demokratike thotë Basha, do t’i prijë këtij ndryshimi që kërkon koha: kthimit të pushtetit tek njerëzit. E kjo do të fillojë nga partia që ai drejton. Për këtë qëllim Lulzim Basha fton qytetarët të përfshihen në proçesin e zgjedhjet së kanditatit të tyre për deputet.
Lulzim Basha:
“Ndryshimin ajo po e fillon nga vetja. Para disa ditësh ne nisëm përzgjedhjen e hapur të kandidatëve për deputetë nga vetë njerëzit. Demokratët dhe çdo qytetar tjetër mund të propozojnë përfaqësuesit e tyre në Kuvend. Mbi këto propozime do përzgjidhet lista e kandidatëve demokratë për deputetë, të cilët do t’i nënshtrohen një procesi të vetingut të figurës, profesionalizmit dhe të së shkuarës komuniste”.
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, thotë se Shqipëria dhe pasuritë e saj publike janë kapur nga një gusht i vogël njerëzish ndërsa shumica e shqiptarëve janë më së shumti të pafuqishëm, të pashpresë dhe të varfër.

Article Logic
Execution time: 0.0043039321899414