INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Një naftëtar po tenton vetëvrasjen në majë të oxhakut të rafinerisë [FOTO]

Një naftëtar po tenton vetëvrasjen në majë të oxhakut të rafinerisë [FOTO]

Publikuar më: 11:04 23-01-2017

Pagat e pamarra prej të paktën 4 muaj kanë detyruar një naftëtar të Rafinerisë së Fierit të hipë në majën e oxhakut duke kërcënuar se do i japë fund jetës.
Punonjësi Agim Mydini thotë se do vetëhidhet. 50 vjeçari është ngjitur në 40 metra lartësi duke përdorur një litar për t’u ngjitur në oxhakun e rafinerisë. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forcat policore që po mundohen të qetësojnë punonjësin dhe të negociojnë me të për ta bindur që të zbresë. Ai mban në dorë edhe një shishe me benzinë dhe kërcënon se do lyhet me lëndën djegëse. Të tjerë punonjës janë duke protestuar me 50 vjeçarin ndërsa krahas pagave, punonjësit e rafinerisë kanë 18 muaj që punojnë pa siguracione.

raf.jpg

Article Logic
Execution time: 0.010991811752319