INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Basha i drejtohet Ramës: Hiq dorë nga kërcënimet, hiq dorë nga përçarja! [FOTO]

Basha i drejtohet Ramës: Hiq dorë nga kërcënimet, hiq dorë nga përçarja! [FOTO]

Publikuar më: 17:01 09-04-2017

Përplasjet mes politikanëve vazhdojnë të jenë të ashpra edhe pse ka më pak se 24 orë nga skadimi i afatit të fundit për regjistrimin e partive politike në KQZ.

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar me anë të një postimi në facebook duke akuzuar kryeministrin Edi Rama se po nxit përçarjen mes krahinave të ndryshme në vend.

 

Në postimin e tij Basha ka shkruar: “Deklaratat e ditëve të fundit të Edi Ramës për qëndresën e qindra mijëra shqiptarëve kundër qeverisë së tij kanë qenë përçarëse dhe përçmuese ndaj tyre. Në emër të tyre i drejtohem drejtpërdrejt Edi Ramës: Hiq dorë nga kërcënimet, hiq dorë nga përçarja. Mos i fryj dasisë mes shqiptarëve se ne, që ti na quan të mjerë, vijmë nga Vermoshi në Konispol, nga Korça në Durrës. Ne jemi kudo, gegë dhe toskë, muslimanë e të krishterë, demokratë e socialistë, që pranojmë dhe nuk do të lejojmë një një gjë, qeverinë e lidhur me krimin dhe krimin e bërë njësh me pushtetin. Unë jam me të mjerët dhe ne jemi shumica e bashkuar për Republikën e Re, kurse ti ke zgjedhur milionat e kriminelët e parfumosur”.

bbbbbbb.PNG

 

Article Logic
Execution time: 0.0036060810089111