INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rama në komunikimin e javës: 18 qershori, me Europën ose pa Europën

Rama në komunikimin e javës: 18 qershori, me Europën ose pa Europën

Publikuar më: 18:40 09-04-2017

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar sot gjatë “Komunikimit të Javës”, se data e zgjedhjeve nuk ka për të ndryshuar.

 Rama lëshoi akuza të forta në adresë të atyre që nuk e duan 18 qershorin si datën e zgjedhjeve, duke u shprehur se janë të gatshëm të bashkohen me kundërshtarin në rajon dhe botë.

Sipas kryeministrit Rama ekziston një ndarje e madhe mes atyre që i duan zgjedhjet në 18 qershor dhe atyre që nuk i duan.

Pjesë nga fjala e Ramës:

Ata që nuk e duan 18 qershorin janë gati të na ndajnë edhe një herë përsëgjalli nga Europa e demokracisë, e zhvillimit. Janë gati të bashkohen me kundërshtarë, në rajon e në Europë sepse e duan gjykatën pa din dhe politikën pa iman.

Ata që nuk e duan 18 qershorin duan vetëm të shpëtojnë veten nga drejtësia dhe gjykimi i drejtë për krime, grabitje. Ata e dinë se Shqipëria që ne duam është një shtet ku drejtësia nuk është pazar.

Ndërsa ne e dimë që Shqipëria që duam nuk është një zllogan por një ambicie e madhe. Ne e dimë që Shqipëria që kemi është më e mirë se Shqipëria që kishim, por Shqipëria që duam është shumë e shumë më e mirë se kjo që kemi.

Kjo është një betejë që nuk mund ta humbasim që ne nuk do ta negociojmë kurrë sepse është amanet.

18 qershori, me Europën o pa Europën. Ose me Shqipërinë që duam, ose për Shqipërinë që kishim. Askujt të mos i shkojë mendja se në 18 qershor popullit do ndalohet të zgjedhë. Këtë jo. Këtë nuk do ta lejojmë kurrë.

Article Logic
Execution time: 0.0033500194549561