INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Basha: Europol verifikim politikanëve. Jo qeveri teknike kukull [VIDEO]

Publikuar më: 15:45 31-03-2017

Nga Malta Lulzim Basha është kthyer më optimist se kurrë për zgjidhjen e krizës politike në Shqipëri. Arsyen e zbuloi vetë Lulzim Bardha në “çadrën e lirisë” në ditën e 42 të protestës së opozitës. 

Lulzim Basha:

“Nga Malta kthehem me garancitë e drejtorit të Europolit, i kam kërkuar protokoll special bashkëpunimi për të vërtetuar, jo brenda muajit, jo brenda javës por brenda ditës shenjat e gishtave të politikanëve kriminel. Çdo kriminel do largohet nga funksionet publike përpara se sa në këtë zgjedhje në vend”
Basha zbuloi se ky vendim i është përcjellë dhe krerëve të mazhorancës.
Lulzim Basha:
“Shefat e tyre e kanë marrë me shkrim e që mbrëmë nuk kanë fjetur”.
Me tone të larta optimizmi Lulzim Basha tha se kjo marrëveshje do të garantojë dhe konfiskimin e parave të drogës.
Lulzim Basha:
“Peshk të mëdhenj e të vegjël paratë që ua keni vjedhur shqiptarëve do ti dorëzoni deri në një”.
Ndërsa për negociatat me shumicën për zgjidhjen e krizës politike në vend sipas Bashës do të bëhen vetëm me këto kushte:
Lulzim Basha:
“Jo qeveri teknike kukull”.

Article Logic
Execution time: 0.0041630268096924