INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
SHBA, ndikimi rus në zgjedhje,ish- këshilltari Flynn: Do të dëshmojë

SHBA, ndikimi rus në zgjedhje,ish- këshilltari Flynn: Do të dëshmojë

Publikuar më: 15:45 31-03-2017

Ish-këshilltari i Sigurisë Kombëtare i Presidentit Donald Trump Michael Flynn është shprehur i gatshëm të bashkëpunojë duke dëshmuar përballë zyrtarëvë të kongresit dhe FBI në këmbim të imunitetit nga ndjekja penale.  Klienti im i ka ca gjëra për të thënë, ishte deklarata e avokatit të ish-zyrtarit të lartë të administratës Trump, i shkarkuar në muajin shkurt. Avokati Robert Kelner tha: “Gjenerali Flynn ka një histori për të treguar dhe dëshiron shumë ta tregojë, nëse rrethanat do t’ia lejojnë. Takimet e tij me një të dërguar rus në kohën e fushatës i kushtuan ish-gjeneralit edhe vendin e punës. Sipas anëtarit demokrat të Komisionit të Senatit, Mark Ëarner, Rusia mund të ketë përdorur teknologjinë për të përhapur sa më shumë dizinformim, përfshirë këtu lajmet e rreme me të cilat ka bombarduar votuesit në shtetet kyçe si Miçigan dhe Pensilvani. FBI dhe komisionet e inteligjencës të Kongresit dhe Senatit po hetojnë dyshimet se rusët kanë hakuar kompjuterat e Partia Demokratike me qëllim ndërhyrjen ne zgjehdjet presidenciale ne favor të Trump pikëpamjet e të cilit janë parë në përputhje me të Moskës.

Article Logic
Execution time: 0.0041801929473877