INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
AZET s’i ndahet Dua Lipës, ja ç’ka bërë këtë herë reperi i njohur!

AZET s’i ndahet Dua Lipës, ja ç’ka bërë këtë herë reperi i njohur!

Publikuar më: 16:35 30-08-2022

Që pasi takoi Dua Lipën në "Sunny Hill Festival", që u mbajt në Prishtinë muajin e kaluar, Azet është fiksuar me këngëtaren dhe ka bërë shpesh postime për të. Fillimisht ai bëri një postim ku krahas fotove shkruante se “është i zënë”, duke e shoqëruar me dy emoji: një emoji zemër të kuqe, dhe një emoji kyç i mbyllur i cili përdoret kryesisht për çiftet.

Disa ditë më vonë reperi publikoi në Instagram foto të tijën dhe një imazh të personazhit të filmave të animuar ‘Mickey Mouse”, i cili duket i trishtuar dhe i janë ngulur disa shigjeta pas shpine. “Jam single përsëri”, shkruante reperi duke etiketuar Duan me një emoji të mërzitur.

 

-640-0-screenshot-20220830-144532-instagram-1661879428.jpg

 

Ai i është rikthyer sërish kësaj teme së fundmi pasi në një intervistë virtuale që zhvilloi me ndjekësit dikush e ka pyetur nëse do ketë këngë me Duan. Azet është shfaqur i mërzitur me emoji-n e pikëlluar duke mos thënë asgjë më tepër.

Ndërkohë Dua nuk ka reaguar në asnjë nga postimet.

Article Logic
Execution time: 0.0035572052001953