INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Aurela Hoxha rrëfen momentin e frikshëm që përjetoi nga CORONAVIRUS në Milano [FOTO]

Aurela Hoxha rrëfen momentin e frikshëm që përjetoi nga CORONAVIRUS në Milano [FOTO]

Publikuar më: 14:33 25-03-2020

Modelja e njohur, Aurela Hoxha, ka treguar një ditë më parë se si po e kalon periudhën e izolimit në shtëpi, pas përhapjes së koronavirusit.

Ajo ishte në një lidhje direkte në emisionin “Rudina”, ku u shpreh se ndodhet në Barcelonë. Aurela tregoi se ditën në karantinë është duke i kaluar mes librave, gatimit dhe duke u lutur që gjithçka të shkojë mirë.

Madje Hoxha ka rrëfyer edhe momentin kur është trembur shumë se mos ishte infektuar gjatë periudhës së pushimeve në Milano.

“Të them të vërtetën nuk është se ka ndryshuar shumë rutina ime sepse edhe kur nuk ishte ky detyrim, unë gjithsesi dëshira ime për të gatuar ka disa kohë që ka filluar dhe unë vazhdoj e bëj njësoj. Ndoshta kam filluar të lexoj pak më shumë, të lutem pak më shumë. Është një moment ku realisht po lutem për të gjithë. Unë jam myslimane. Shkoj në kishë dhe në xhami dhe nuk e kam bërë këtë ndarje, që e vogël kam besuar vetëm një Zot dhe mënyra si unë lutem dhe besoj nuk është fare e ndikuar nga fetë. Kam marrë shpeshherë kritika sepse mbiemri im Hoxha, edhe duke qenë se shkoj në kishë, duket si diçka shumë e çuditshme për shumë njerëz. Por realisht unë besoj vetëm një Zot, besoj në kishë, besoj në xhami. Të gjithë ne duhet të lutemi në mënyrën tonë, në mënyrën si ne besojmë. Në këto momente jam në Barcelonë. Këtu nuk ka shumë që ka filluar mbyllja. Përpara kësaj unë isha në Milano pikërisht në ditët kur filloi e gjitha kjo. Frika më e madhe ishte kur u dëgjuan edhe rastet e para, sidomos nga ne që ishim turista, ishte një situatë disi e rënduar dhe realisht të gjithë ne kaluan një frikë të madhe. Më pas u ktheva në Barcelonë, ku më priste dhe famija ime sepse në 27 Shkurt ishte dhe ditëlindja ime. Realisht në Spanjë nuk po ndihej situata dhe aq e rënduar, njerëzit vazhdonin çdo gjë normalisht. Vetëm para një jave ka filluar që njerëzit janë mbyllur dhe është pezulluar çdo gjë,”– tha Hoxha.

lelkt.png

Article Logic
Execution time: 0.0033118724822998