INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Arti në zi: Ndahet nga jeta aktorja e njohur shqiptare! [FOTO]

Arti në zi: Ndahet nga jeta aktorja e njohur shqiptare! [FOTO]

Publikuar më: 17:32 25-03-2020

Është ndarë nga jeta ikona e kinematografisë së Kosovës Leze Qena.

Aktorja e mirënjohur ndërroi jetë në moshën 85-vjeçare, pasi ishte shtruar në spital, në terapi intensive ditët e fundit.

Lajmin e ka dhënë Leonora Jakupi në Instagramin e saj ku ka publikuar një foto me aktoren së bashku me reperin Ledri Vula:

“Sot ndërroi jetë ikona e kinematografisë tonë , Ylli i skenës tezja Leze. Do ta kujtoj me mall buzëqeshjen tënde të sinqertë, dashurinë pakushte dhe përkushtimin e madh për profesionin e artistit. Do t’na mungosh shumë tezja ime e mira zemër bardhë”.

 

Aktorja ka qenë pjesë e shumë projekteve kinematografike dhe televizive dhe së fundi ishte pjesë e serialit “Çka ka shpija”.

Disa nga projektet teatrale dhe filmat e saj janë:

Po e zëm, po e zëm – (mini TV seri, 1970)
Ditari i Lec Pazhecit – (mini TV seri, 1975)
I ikuri – (seri TV për fëmije 1980)
Shkolla e fshatit – (TV, 1987)
Qesh e ngjesh – (TV, 1982)
Të gjithë me ne – (mini TV seri, 2000)
Familja moderne(TV,2001-2011)
Kombinati(TV,2012-2015)
Çka ka Shpija(TV|2015-)

lezeqena_1547843855-2069587.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0040059089660645