INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Audiopërgjimi, reagon Denar Biba: E pavërtetë, Biankun e kam mik, i kam dhënë këshilla

Audiopërgjimi, reagon Denar Biba: E pavërtetë, Biankun e kam mik, i kam dhënë këshilla

Publikuar më: 15:44 28-08-2018

Nënkryetari i Komisionit Qendror të zgjedhjeve Denar Biba ka reaguar ditën e sotme pas akuzave të partisë demokratike se ka shantazhuar gjyqtarin shqiptar Ledi Bianku të Strasburgut për një ndalim të proceseve gjyqësore në lidhje me pronësinë.

Sipas Bibës kjo gjë nuk është e vërtet dhe se me Biankun është mik dhe se biseda po keqinterpretohet.

" Mjafton të dalë biseda e plotë dhe e pacensuruar, dhe do kuptohet që është një bisedë mes miqsh.

Ku ish studenti i kërkon ish pedagogut se si duhet të zgjidhet ky problem që ishte një dëm shumë i madh për shtetin.

I bëj thirrje opozitës ta gjej të plotë audio-përgjimin dhe aty të dalë konteksti se çfarë kemi folur. Asnjë lloj shantazhi. Fakti që unë isha aty dhe i shpjegoja anëtarit të gjykatës së Strasburgut pse ishte e nevojshme që të kryhej kjo shtyrje" shprehet Biba.

DEKLARATA E PLOTË

Në ambientet e gjykatës, së bashku me Niko Peleshin, në kafenenë e gjykatës, kam takuar mikun tim. Në atë bisedë fare miqësore, pa e shantazhuar pa asgjë, sepse nuk mund të shantazhohet në person që është i pashantazhueshëm pasi nuk ka asgjë në dorë. Më ka pyetur për karrierën time, e kam pyetur se si vazhdonte puna në gjykatë. Më ka pyetur pse isha edhe unë pjesë e delegacionit. I kam thënë me kërkesë time, i kam thënë nëse do ndihmë, si shkojnë problemet me pronat. Më ka pyetur si shkon karriera ime, i kam thënë që kam filluar punë si kryetar i komisionit publik. Më ka thënë pse e pranove këtë detyrë pasi kishte aspiratë gjykatën.
E pranova këtë detyrë se treni një herë të vjen në stacion. Ja kjo është e gjitha, është thjeshtë e pamundur, e ritheksoj, nuk mund të shantazhohet kurrë një person që në atë moment nuk kishte gjë në dorë. Mjafton të dalë biseda e plotë dhe e pacensuruar, dhe do kuptohet që është një bisedë mes miqsh. Ku ish studenti i kërkon ish pedagogut se si duhet të zgjidhet ky problem që ishte një dëm shumë i madh për shtetin. I bëj thirrje opozitës ta gjej të plotë audio-përgjimin dhe aty të dalë konteksti se çfarë kemi folur. Asnjë lloj shantazhi. Fakti që unë isha aty dhe i shpjegoja anëtarit të gjykatës së Strasburgut pse ishte e nevojshme që të kryhej kjo shtyrje.
Ndoshta synohet të hidhet baltë ndaj figurës time në prag të fushatës zgjedhore që pritet të fillojë. Opozita është në një hall të madh por nuk kam unë asnjë dëshirë të bëhem pjesë e hallit të tyre. Le të shpresojmë që pas pak ditësh do të harrohet. Sepse mjafton të dalë audio e plotë dhe do të kuptoni që kemi qeshur, kemi diskutuar.

Article Logic
Execution time: 0.0036709308624268