INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Thaçi i përgjigjet Haradinaj: Kosova i ka kufijtë e saj/ Daçiç: Askush nuk ofron që Kosova të mbetet në kufirin e Serbisë

Thaçi i përgjigjet Haradinaj: Kosova i ka kufijtë e saj/ Daçiç: Askush nuk ofron që Kosova të mbetet në kufirin e Serbisë

Publikuar më: 15:46 28-08-2018

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit Ramush Haradinaj të bëra dje nga Durrësi në prani të komisionerit Hahn. Kosova ka thënë Thaçi i ka kufijtë e saj dhe nuk është e nevojshme për një dizenjim të ri të tyre. Në facebook ai ka shkruar:
‘’Po bashkangjitjes së Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës, si tërësi me Kosovën. Po njohjes reciproke Kosovë - Serbi dhe anëtarësimit të Kosovës në OKB dhe organizata ndërkombëtare. Jo ndarje, jo shkëmbim territoresh. Të tjerat fake news.’

hashim_thaci_-_Copy.jpg


Reagime sot ka patur edhe nga Ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë, Ivica Daçiç
“Bëhet fjalë për atë nëse dëshirojmë të fitojmë diçka apo t’i humbim gjithçka. Ne nuk duhet të bëhemi të pakuptimtë, sepse askush nuk ofron që Kosova të mbetet në kufirin e Serbisë”
Ndërkaq i pyetur nga gazetarët e RTS nëse ai ishte në dijeni se çfarë kanë deklaruar presidenti amerikan Donald Trump dhe kancelarja gjermane Angela Merkel duke iu referuar Ballkanit Perëndimor, Daçiç është shprehur se rrallë ndodh që të diskutohet për Ballkanin Perëndimor e të mos përmendet Kosova
“Është një temë për të cilën vazhdimisht diskutohet dhe është dëshmia më e mirë se sa kemi arritur ta ndryshojmë pozicionin e betonuar të vendeve perëndimore, pasi për këtë temë nuk është diskutuar në të kaluarën për shkak se vendet perëndimore e konsideronin si çështje të kryer”
Po sot Kisha Serbe ka diskutuar për Kosovën në një sesion të jashtëzakonshëm. Por ndërsa po mbahej sesioni, në Gjakovë u zhvillua një protestë kundër ardhjes së pelegrinëve serbë në Kishën Ortodokse. Gjashtë persona janë arrestuar gjatë protestës dhe policia e Gjakovës ka konfirmuar se ndaj të arrestuarve rëndon akuza "dëmtim prone dhe pengim të personave zyrtarë”.

Article Logic
Execution time: 0.0035429000854492