INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
E rëndë, vetëm në 8 muaj regjistrohen 2 mijë raste dhune në familje

E rëndë, vetëm në 8 muaj regjistrohen 2 mijë raste dhune në familje

Publikuar më: 15:00 28-08-2018

Rriten shifrat e dhunës në familje.

Sipas të dhënave të publikuara vetëm në 8 muaj rreth 2 mijë gra kanë denoncuar dhunën që e ushtruar nga burrat.

Në këto rastet policia ka lëshuar më shumë se 1600 mijë urdhra mbrojtës.

Shkaktar për dhunën në familje janë disa por ajo që dominon është kushtet e vështira ekonomike.

Pjesa më e madhe e denoncimeve për dhunën në familje përfshijnë shkaqe për mungesë të ardhurash, humbjen e lekëve bixhoz, por edhe tradhtinë.

Por shqetësimi më i madh për Policinë, mbetet fakti se shumë gra tërhiqen nga denoncimi për dhunën në familje, disa herë në komisariat ose para gjykatës.

Kjo bën që shumë burra të cilët dhunojnë gratë të mos dënohen.

Por denoncime për dhunën në familje nuk bëjnë vetëm gratë. Sipas të dhënave nga Policia janë 3 raste në Shqipëri kur burrat kanë kërkuar urdhër mbrojtje nga gratë.

Kodi Penal parashikon dënim deri në 3 vite burg për rastet e dhunës në familje, ku në shumicën e rasteve ata që janë dënuar kanë qene burrat.

Article Logic
Execution time: 0.0036120414733887