INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Atdheu zbulon ARSYEN pse vendosi të priste flokët e gjatë dhe i preku të gjithë!

Atdheu zbulon ARSYEN pse vendosi të priste flokët e gjatë dhe i preku të gjithë!

Publikuar më: 17:29 16-03-2022

Ish-konkurrenti i edicionit të dytë të “Për’puthen”, Atdhe Xharavina ka vendosur të prejë flokët e tij për një arsye të veçantë. Nëpërmjet disa postimeve të tij në “Instagram”, ai ka njoftuar se mamaja e tij vuante nga kanceri për një kohë të gjatë dhe kjo gjë ka bërë që ai të doje të solidarizohet.

Ai tha se ka vendosur të dhurojë flokët e tij për paruke, për të gjithë ata që vuajnë nga kanceri.

“Më keni pyet shumë arsyen pse kam vendos me i heq flokët, e vetmja arsye është që kisha kohë që doja me i heq kur m’u smur nëna ime gjëja më eshenjtë në jetën time me sëmundjen e kancerit por nuk më la me i heq atëherë.

Dmth që doja të solidarizohesha me nënën time por falë Zotit është mirë me shëndet. Tash një ditë isha me repartin e onkologjisë bashkë me nënën dhe pashë gjithë ato gra ato nëna që vuajnë nga kjo sëmundje u ndjeva shumë keq dhe vendosa t’i heq flokët e mija dhe i dhurova për këto nënat tona që të bëhet paruke për ndonjërën nga ato.

Të njejtën gjë vendosi ta bëjë dhe vëllai im sot, unë i kam dhuru në Shqipëri, vëllai do i dhurojë këtu në Kosovë. Zoti i ruajt të gjitha nënat tona kush vuan nga kjo sëmundje, dasht Zoti e kalojnë shpejt.”

WhatsApp-Image-2022-03-16-at-1.09.07-PM-1.jpeg

WhatsApp-Image-2022-03-16-at-1.09.07-PM.jpeg

WhatsApp-Image-2022-03-16-at-1.09.06-PM-1.jpeg

WhatsApp-Image-2022-03-16-at-1.09.06-PM.jpeg

 

 

Article Logic
Execution time: 0.0037200450897217