INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
''Ata e dinin…''/ Si lanë gjë pa thënë, Tea tregon PROVAT që vërtetojnë se produksioni e dinte për lidhjen me Beartin!

''Ata e dinin…''/ Si lanë gjë pa thënë, Tea tregon PROVAT që vërtetojnë se produksioni e dinte për lidhjen me Beartin!

Publikuar më: 16:39 14-02-2021

Pas skandaleve të njëpasnjëshme të historisë Andi-Tea-Beart, të shumtë ishin fansat që u revoltuan me Tean, duke qenë se kjo e fundit kishte krijuar një imazh perfeksioni në mendimin e ndjekësve, dhe i kishte bërë ata të besonin se mes saj dhe Andit ekzistonte një pëlqim i vërtetë.

Ndërkohë që vazhdon ende të diskutohet në rrjet për trekëndëshin Tea-Andi-Beart, ku njerëzit i kërkojnë llogari Teas.

Së fundmi një ndjekës ka pyetur Tean, se pse nuk nxjerr prova për ato që thotë kur e ka ndërgjegjen e pastër.

Kaq ka mjaftuar që Tea të nxjerr një bisedë me gazetaren e ‘Për’puthen’.

Në videot e postuara shihet që gazetarja i kërkon Teas foto me Andin dhe mamin e tij për t’i përdorur në emision dhe Tea pasi i dërgon disa foto ajo ngurron të ketë pamje nga nata e Vitit të Ri.

“O Leda po unë natën e Vitit të Ri e kalova në Kosovë. Andi ku i dihet ku e ka kaluar. Nuk e kaluam bashkë”., shprehet Tea. 

Përmes këtyre bisedave Tea tregon se produksioni ka qenë në dijeni që në fillim për lidhjen e saj me Beartin dhe tani pritet të shohim nëse do të ketë një tjetër reagim nga autorja pas këtyre provave që nxori ish-konkurrentja.

 

 

Article Logic
Execution time: 0.0036158561706543