INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Asambleja Kombëtare e PS-së: Çfarë pritet të diskutojë Edi Rama

Asambleja Kombëtare e PS-së: Çfarë pritet të diskutojë Edi Rama

Publikuar më: 09:21 27-08-2017

Sot në orën 10:00 nis Asambleja Kombëtare e Partisë Socialiste. Ajo çfarë të gjithë presin me kërshëri, është publikimi i emrave të ministrave të rinj nga kryeministri Edi Rama.

Ndonëse burime bëjnë me dije për newsbomb.al se Rama gjatë fjalës së tij, do bëjë publik sot emrat e kabinetit të ri qeveritar, kjo mbetet për t’u parë.
Newsbomb.al ju sjell axhendën e plotë të Asamblesë Kombëtare të PS:

Ditën e sotme, datë 27 gusht 2017, ora 10:00, në ambientet e Hotel Sheraton Tiranë zhvillohet mbledhja e Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste, me këtë rend dite:

1. Çelja e punimeve të AK të Partisë nga Kryetari i Asamblesë Kombëtare dhe Sekretari i Përgjithshëm i PS. Miratimi i rendit të ditës.

2. Raporti i grupit të punës për veprimtarinë parlamentare.

3. Raporti i dëgjesave publike; përmbledhja për 12 qarqet.

4. Raporti i grupit të punës për ristrukturimin e institucioneve.

5. Raporti i grupit të punës për lehtësimin e procedurave burokratike.

6. Bilanci i zgjedhjeve 2017 dhe raporti i grupit të punës për organizimin dhe koordinimin elektoral të Partisë Socialiste.

7. Miratimi i projektvendimit për zgjedhjet e reja në parti.

8. Fjala përmbyllëse e kryetarit të partisë: Bilanci politik i 25 qershorit dhe sfidatat e mandatit të ri.

Article Logic
Execution time: 0.0050308704376221