Mijëra persona kanë dalë në rrugët e qytetit spanjoll për t’iu kundërpërgjigjur sulmit terrorist që goditi këtë qytet.
Motoja “Barcelona nuk ka frikë” ka pushtuar rrugët dhe ka ardhur si shpullë ndaj terrorizmit, si për t’i treguar që nuk do ta realizojë qëllimin malinj. Ky tubim ka ardhur një javë pas sulmeve terroriste në Ramblas, të cilat tronditën vendin dhe më gjerë. Bëhet gjithasht me dije se mbreti Filip VI ka dalë për herë të parë në rrugë në një tubim.