INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
As Mozzik, as Tayna, as Dhurata! Ja cila është kënga që po dëgjohet më shumë nga shqiptarët [VIDEO]

As Mozzik, as Tayna, as Dhurata! Ja cila është kënga që po dëgjohet më shumë nga shqiptarët [VIDEO]

Publikuar më: 12:32 20-07-2020

Në një periudhë shuëmë të shkurtër, artistët shqiptarë kanë sjellë disa bashkëpunime që janë dëgjuar shumë, si në vendin tonë, ashtu edhe jashtë kufijve.

Të gjithë jemi dakord që Mozzik ka bërë namin, por momentalisht është një këngë tjetër që po dëgjohet më shumë.

Xhensila dhe Ardian Bujupi u rikthyen sërish së bashku pas dy vitesh për të sjellë një tjetër këngë që rezultoi një sukses i menjëhershëm. “Panorama” një këngë me stil dhe klip veror arriti të bëhet brenda pak orëve një hit, duke thyer rekord klikimesh.

Sipas Billboard Albania, “Panorama” është kënga më e dëgjuar e javës që lamë pas, duke zbritur kështu nga froni reperin Mozzik dhe Kidën që mbajtën vendin e parë me këngën “Paranoja-Pishman”. E publikuar vetëm pak ditë më parë, kënga Panorama ka arritur të marrë rreth 8 milion klikime në Youtube.

Me një kërkim të thjeshtë në YouTube, shihet që “Panorama” është trending numër 1 në Shqipëri, ndërsa numër 2 në Maqedoninë e Veriut.

tknaq.png

mozziku.png

 

 

Kënga gjithashtu duket se ka tejkaluar kufijtë, pasi tashmë është kthyer në një trend në Zvicër dhe disa vende të tjera europiane. Kujtojmë që dy vite më parë, ata publikuan projektin “Çika Çika” e cila gjithashtu rezultoi një sukses i jashtëzakonshëm.

Article Logic
Execution time: 0.0039739608764648