INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ndërkohë që po bën namin me këngët e tij, MOZZIK e krahason veten me reperin e famshëm [FOTO]

Ndërkohë që po bën namin me këngët e tij, MOZZIK e krahason veten me reperin e famshëm [FOTO]

Publikuar më: 12:05 04-07-2020

Mozzik është rikthyer fuqishëm këtë verë, me dy këngë që po korrin sukses të jashtëzakonshëm. “Madonna” që u lançua pak ditë më parë, e cila pavarësisht kritikave për tekstin, ka arritur të marrë miliona klikime dhe “PP”, një duet me këngëtaren Kida, këngë e cila gjithashtu ka tejkaluar çdo parashikim.

Duket se suksesi për Mozzik është i padiskutueshëm, saqë ai e ka krahasuar veten me reperin e njohur amerikan 50 Cent. “Fifty i bardhë” ka shkruar Mozzik, krahas fotos që ka ndarë me ndjekësit në Instagram.

Përveç suksesit, reperi është vënë në qendër të kritikave pas publikimit të këngës “Madonna”. Teksti me përmbajtje jo etike ka sjellë një sërë reagimesh në opinionin publik, për shkak të ndikimit të madh që kanë këngë të tilla tek adoleshentët.

View this post on Instagram

WHITE FIFTY ?? #2EUROGANG

A post shared by MOZZIK (@mozzik) on

 

Article Logic
Execution time: 0.0038809776306152