INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Arrestohet në Kosovë “Babalja”, ku e gjeti policia

Arrestohet në Kosovë “Babalja”, ku e gjeti policia

Publikuar më: 17:52 11-10-2018

Protagonisti kryesor i çështjes së audio dhe video përgjimeve ndaj vëllait të ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, është arrestuar në Kosovë.

Alfred Veliu, i njohur ndryshe si “Babalja”, ishte shpallur në kërkim nga policia shqiptare për dëshmi të rreme dhe sot ndodhet në gjendje arresti.

Babalja u bë i njohur pas publikimit të audio-përgjimit, mes tij dhe një personi që pretendohej të ishte Agron (Geron) Xhafaj.

Babalja është arrestuar në qendrën e Azilit në Prishtinë për llogari të autoriteteve shqiptare.

Article Logic
Execution time: 0.008105993270874