INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vuçiç, do luftoj që serbët e Kosovës të jetojnë më mirë

Vuçiç, do luftoj që serbët e Kosovës të jetojnë më mirë

Publikuar më: 08:27 25-09-2018

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka folur së fundi në lidhje me serbët që jetojnë në Kosovë. Duket se thënë se politika e tij që Serbia të ndikojë në Kosovë nuk ka fituar dhe për këtë konstatim ka renditur disa arsye.

Vuçiç për mediat serbe tha se:“Politika ime qartazi në Serbi nuk ka fituar, sepse serbët duan të humbin gjithçka, më së shumti dëshirojnë të vajtojnë mbi fatin e tyre. Më shumë duan të qajnë për diçka që është e largët, sesa të kenë diçka në duart e tyre. Raundin e parë e fitoi Serbia e shkatërrimit, Serbia e vajit e jo Serbia që fiton. Do të luftojmë që ata njerëz të jetojnë më mirë dhe të kenë më shumë te drejta.”
Presidenti Vuçiç u angazhua pak kohë më parë për ndarje ndërmjet serbëve dhe shqiptarëve në Kosovë, duke u bërë jehonë kërkesave të Serbisë për ndarjen tokësore të Kosovës në kuadër të procesit për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet të dy vendeve. Por gjatë vizitës në Kosovë ai lëshoi një deklaratë, ku mohoi të parën.

Article Logic
Execution time: 0.0030500888824463