INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Deputetja gjermane Renata Alt, bëni presion për njohjen e Kosovës

Deputetja gjermane Renata Alt, bëni presion për njohjen e Kosovës

Publikuar më: 13:23 23-09-2018

Deputetja gjermane liberale, Renata Alt kërkon nga qeveria e saj që të bëjë më shumë presion për njohjen e Kosovës. Në një intervistë për Deutsche Wellen ajo thotë se nuk është pro planit për ndryshimet e kufijve me argumentin se do të shoqërohet me rreziqe të tjera në rajon.

“Qeveria gjermane duhet të apelojë dhe të ushtrojë ndikim te të gjithë anëtarët e BE-së që Kosova të njihet. Është një lojë e rrezikshme që mund të ketë pasoja të paparashikueshme që nuk i merr dot me mend askush në këtë moment,” tha deputetja liberale.

Ajo foli dhe për ndërprerja e bisedimeve Kosovë-Serbi duke i konsideruar si të pamenduar mirë. “Kjo tregon se në ç'gjëndje të paqëndrueshme kishin filluar këto negociata. Nuk është e këshillueshme që në Ballkan të ketë ndryshime kufijsh mbi baza të pastra etnike. Është një lojë e rrezikshme që mund të ketë pasoja të paparashikueshme që nuk i merr dot me mend askush në këtë moment,” theksoi Renata Alt.

Article Logic
Execution time: 0.002086877822876