INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vuçiç mbërrin në Kosovë: Jam i lumtur që jam këtu

Vuçiç mbërrin në Kosovë: Jam i lumtur që jam këtu

Publikuar më: 15:33 08-09-2018

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç hyri në Kosovë këtë të shtunë rreth orës 14.15 përmes vendkalimit kufitar Brnjak në komunën e Zubin Potokut, e cila është pika e parë e vizitës së tij dyditore në Kosovë, ku përfshihet edhe vizita në liqenin e Ujmanit.

“Jam i lumtur që jam këtu, ndihem i mrekullueshëm”, tha Vuçiç.

Vuçiç u ndal për t’i thënë këto fjalë kur vizitoi Qendrën për Ekologji dhe Zhvillim të Sportit dhe Qendrën e Kryqit të Kuq në Zubin Potok.

“Këto janë objekte që janë ndërtuar nga paratë e qytetarëve të Serbisë dhe do të përdoren nga të rinjtë e këtij rajoni”, deklaroi ai.

Ai do të qëndrojë edhe në Leshak, Leposaviq dhe do të takohet me përfaqësuesit politikë të serbëve në Zveçan, në mbrëmje.

Presidenti serb do të qëndrojë në Kosovë në një vizitë dy ditore, ku janë shtuar masat e rrepta të sigurisë.

Article Logic
Execution time: 0.0046260356903076