INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Helikopter, qindra forca policore në stadium, si u blindua dje “Elbasan Arena” [VIDEO]

Helikopter, qindra forca policore në stadium, si u blindua dje “Elbasan Arena” [VIDEO]

Publikuar më: 15:45 08-09-2018

Mbrëmjen e djeshme vëmendja e autoriteteve ka qënë në “Elbasan Arena” ku u luajt ndeshja mes Shqipërisë dhe Izraelit, ndeshja e cila përfundoi me fitoren e Kombëtares.

Ndeshja sikurse u paralajmërua u zhvillu në nivele të larta sigurie. Ndërsa këtë të shtunë Policia e Shtetit ka publikuar pamje nga aksioni për mbarëvajtjen e ndeshjes.

Në videon e publikuar nga policia duken helikopterë që kanë patrulluar mbi qiellin e Elbasanit, qindra forca policore të pajisura me jelek antiplumb, e plot makina që lëvizin me qëllim ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike.

Nuk mungojnë kontrollet e imtësimshme edhe brenda fushës së stadiumit.

Në postimin në FB të Policisë së Shtetit shkruhet:

“Mirëmëngjes nga Policia e Shtetit!

Qindra forca të Rendit, Qarkullimit Rrugor, të Inteligjencës dhe forcat Speciale siguruan mbarëvajtjen e ndeshjes së Kombëtares sonë të futbollit kundër ekipit të Izraelit. Të gëzuar për fitoren

Article Logic
Execution time: 0.0037751197814941