INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ahmetaj i përgjigjet akuzave të PD për sistemin e tatimeve: Nuk ka asnjë koncesion!

Ahmetaj i përgjigjet akuzave të PD për sistemin e tatimeve: Nuk ka asnjë koncesion!

Publikuar më: 14:25 23-09-2018

Përmes një postimi në facebook, Ministri i Financave dhe Ekonomisë Arben Ahmetaj ka reaguar kundër akuzave të Partisë Demokratike dhe deputetes Tabaku, e cila sot në mëngjes akuzoi ministrin për koncesionet e tatimeve, duke i cilësuar si aferë korruptive!
Në përgjigjen e tij ministri Ahmetaj e bën të qartë që nuk ka asnjë koncesion dhe se mbetet i vendosur për të çuar përpara reformat.
Ahmetaj në Facebook:
“Dje një duet i dobët përçartjeje publike, sot një solo për të ardhur keq. Eshtë e kotë t'iu përgjigjesh për çdo budallallëk!
Nuk ka koncesion zonjë! Por si duket ju dhe partia juaj ia keni koncesionuar mendjen paditurisë.
Ne mbetemi të vendosur të çojmë përpara reformat, të vazhdojmë uljen e lehtësimin e mëtejshëm të ngarkesës fiskale për biznesin e qytetarët dhe të fokusojmë TË GJITHË VËMENDJEN TEK NJERËZIT e tek puna në shërbim të tyre"-shkruan ai.

Article Logic
Execution time: 0.0044510364532471