Gjërat nuk po shkojnë mirë për mesfushorin italian, të ekipit të PSG-së, Marko Verrati. Ditën e mërkurë ai është arrestuar në qytetin e Parisit, pasi ishte duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur.
Sipas mediave franceze lojtari në testin e bërë nga policia kishte një përqindje më të lartë të alkoolit sesa lejohet.
Verrati u shoqërua në komisariat ku qëndroi disa orë dhe pritet që patenta e tij të pezullohet për një kohë të gjatë. Gjithashtu një gjobë pritet edhe nga klubi, i cili i dënon sjelljet joetike të lotjarëve të saj.








23 Apr 2026 





