Arbër Hajdari ishte i ftuar mbrëmjen e djeshme në emisionin “Goca dhe Gra”, ku foli për disa tema që lidhen me eksperiencën e tij në televizion, veçanërisht për rolin e opinionistit në spektaklin Big Brother VIP Albania.
Gjatë intervistës, ai u ndal te dinamika e këtij formati dhe për mënyrën se si përjeton debatet dhe diskutimet në studio, duke theksuar se roli i opinionistit kërkon jo vetëm analizë, por edhe guxim për të shprehur mendimin personal.
Një nga momentet më interesante të bisedës ishte kur u pyet se cilën nga koleget opinioniste ndër vite do të zgjidhte si më të preferuarën për të qenë në krah. Pa hezitim, Arbëri përmendi Monika Kryemadhi.
Ai e vlerësoi partneren e tij në panel për sinqeritetin dhe mënyrën e drejtpërdrejtë të komunikimit. Sipas Hajdarit, Kryemadhi nuk ka komplekse dhe gjithmonë shpreh hapur atë që mendon, çka e bën bashkëpunimin më të lehtë dhe më të qartë.
“Monikën e zgjedh sepse nuk ka komplekse dhe thotë gjithmonë atë që mendon. Nuk kemi pasur debate që kanë zgjatur”, u shpreh ai, duke lënë të kuptohet se mes tyre ka pasur një raport profesional të qetë dhe konstruktiv.








1 Apr 2026 





