Vetëm një javë pas nisjes së sezonit të tretë, formati televiziv nën drejtimin e Arbana Osmanit vijon të jetë në qendër të vëmendjes dhe diskutimeve në rrjet. Edhe pse reagimet e publikut kanë qenë të ndryshme, një pjesë e mirë e vëmendjes është përqendruar tek dinamika e krijuar brenda shtëpisë, ku figura si Mimoza Ahmeti kanë arritur të bëhen virale.
Megjithatë, duket se produksioni nuk ka ndërmend të ndalet me kaq. Ashtu siç ishte paralajmëruar më herët fituesi i BBVA 1 Ilir Shaqiri u bë pjesë e Ferma Vip.
Ende nuk dihet se çfarë e ka shtyrë Shaqirin të rikthehet në një format të ngjashëm, duke qenë se ai më parë ka arritur sukses maksimal duke fituar çmimin e madh prej 100 mijë eurosh. Megjithatë, burime jozyrtare sugjerojnë se ofertat financiare nga produksioni kanë luajtur një rol të rëndësishëm në këtë vendim.
Mbetet për t’u parë nëse rikthimi i figurave të njohura do të sjellë freski apo thjesht një riciklim të personazheve.








1 Apr 2026 





