INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Arbenita një bombë e vërtetë me rrobat e banjës që ka zgjedhur për klipin e Feros! [VIDEO]

Arbenita një bombë e vërtetë me rrobat e banjës që ka zgjedhur për klipin e Feros! [VIDEO]

Publikuar më: 12:00 01-06-2019

Pak kohë pasi u shfaqën publikisht, modelja Arbenita Ismajli dhe reperi Fero janë kthyer në një nga çiftet më të komentuara në mediat rozë. Dy personazhet e njohur, të cilët numërojnë një numër të lartë ndjekësish në Instagram, publikojnë vazhdimisht momente kur shfaqen mjaft romantikë përkrah njëri-tjetrit.

Madje Fero takoi edhe familjarët e Arbenitës, momente këto të cilat vetë modelja i ndau me ndjekësit.

Para pak ditësh reperi i njohur Fero surprizoi fansat me lajmin se së shpejti do sjellë një këngë ku la të nënkuptohej se e dashura e tij, Arbenita Ismajli do të ishte protagoniste në klip.

Ditën e sotme, modelja ka postuar vetë një video në Instagramin e saj ku shfaqet shumë sexy me rrobat e banjës super të veçanta që ka veshur dhe nuk mund të rrimë pa e thënë se ajo realisht duket shumë bombë.

 

fer from sonila on Vimeo.

Article Logic
Execution time: 0.002363920211792