INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Sa të dashuruar! Fero flet për fëmijët dhe martesën me Arbenitën, por kush është më xheloz? E mësoni tani [FOTO]

Sa të dashuruar! Fero flet për fëmijët dhe martesën me Arbenitën, por kush është më xheloz? E mësoni tani [FOTO]

Publikuar më: 12:50 31-05-2019

Arbenita Ismaili dhe Fero janë kthyer shumë shpejt në një prej çifteve më të komentuara në shoëbizz-in shqiptar. Çdo detaj të ri që mësojmë nga çifti, nuk mundemi t'a anashkalojmë pasi vëmendja ndaj tyre është mjaft e madhe. Ata fillimisht u munduan ta mbajnë të fshehtë romancën e tyre, por nuk ia dolën dhe tashmë nëpërmjet rrjeteve sociale na tregojnë se janë shumë të dashuruar me njëri-tjetrin.

Por këtë dashuri Fero e ka shprehur edhe në një intervistë televizive. Reperi ishte i ftuar në emisionin “Ce Soir” ku foli shumë për romancën e tij me Arbenitën dhe na zbuloi detaje që s’i dinim më parë.

“Dashuria e vërtetë është gjithçka, jam i dashuruar, i kam lënë të gjithë ta dinë këtë”, u shpreh Fero.

Ai u pyet se si e përballojnë lidhjen në distancë dhe tha që brenda 3-4 ditëve shihen. “Se kemi problem, Arbenita ka karrierën e saj, unë kam karrierën time. Jam krenar që është e suksesshme.”, tha reperi.

Por kush është më xheloz? “Unë jam më xheloz, jam xheloz i keq. S’kam pse të xhelozoj, por jam dhe s’më pengon profesioni i saj”.

Moderatori shkoi më tej duke e pyetur më shumë për lidhjen e tyre. Ai e pyeti nëse e mendon martesën me Arbenitën dhe sa fëmijë dëshiron, ndërsa Fero nuk hezitoi të përgjigjet:

“Besoj se po dhe dua të bëj shumë fëmijë. Do jem baba i mirë që nuk do i përkëdhel fëmijët e mi”, u shpreh Fero.

 

zoid.png

 

Article Logic
Execution time: 0.0033679008483887