INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Këngëtarja e njohur thyen tabutë! Publikon albumin e ri të shoqëruar me prezervativë [FOTO]

Këngëtarja e njohur thyen tabutë! Publikon albumin e ri të shoqëruar me prezervativë [FOTO]

Publikuar më: 10:15 01-06-2019

Thyerja e tabuve në industrinë e muzikës, nuk është diçka e re për Miley cyrus.

Këngëtaren e kemi parë rebele dhe "të çmendur" me eksperimentimet e saj në pamje, por dhe në stilin muzikor.

Miley sapoka publikuar një EP me gjashtë këngë, të cilën e ka titulluar “She Is Coming”, (Ajo po vjen).

Që nga titulli, që provokon duke qenë me dy kuptime, tek tekstet e këngëve ku s’ka censurë, duket se Miley ka vendosur të rikthejë personazhin rebel që e vuri në qendër të vëmendjes kur doli nudo tek klipi i këngës “Wrecking Ball”.

Por, ndërsa është e zakonshme që bashkë me një album të ri artistët të hedhin në treg edhe produkte në lidhje me të për fansat e çmendur, Miley ka vendosur që përveç bluzave dhe këtyre gjërave të zakonshme, të hedhë në treg edhe prezervativë me emrin e albumit pra, “She Is Coming” (Ajo po vjen) që bën kaq shumë sens.

Prezervativët kushtojnë 20 dollarë secili pasi, siç dihet, se çfarë titulli është i shkruar në letrën e paketimit është shumë e rëndësishme për mbrojtjen.

dryjdtfyawsfgv.jpg

betbn.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0018930435180664