Arbana Osmani është bërë nënë për herë të tretë dhe në jetë ka ardhur një vogëlushe që moderatorja kaq shumë e ka dashur pas lindjes së dy djemve të saj.
Ajo dhe partneri i saj kanë vendosur që të voglën e tyre ta quajnë Zoi dhe këtë e ka zbuluar vetë Arbana nëpërmjet një postimi mjaft të ëmbël në rrjete sociale.
“Dreams do come true✨✨✨
Bekimi i tretë i jetës sime sot na mbushi plot Jetë; Mirë se vjen Zoi❤️
Unë, babai yt dhe vëllezërit e tu që tani po çmendemi pas vajzës që aq shumë kam ëndërruar ?”; shkruan Arbana në Instagram.
INLife i uron vogëlushes jetë të gjatë dhe të lumtur krah prindërve dhe familjarëve të saj!