INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Arbana dhe Eduarti sërish prindër? Moderatorja i paska planet e qarta

Arbana dhe Eduarti sërish prindër? Moderatorja i paska planet e qarta

Publikuar më: 16:30 09-01-2022

Moderatorja e “Big Brother VIP Albania” Arbana Osmani dhe regjisori Eduart Grishaj janë një nga çiftet më të dashura për publikun shqiptar. Edhe pse ata janë kujdesur që gjithnjë ta mbajnë sa më private jetën dhe marrëdhenien e tye, publiku gjithnjë ka qenë kureshtarë për të zbuluar sado pak për të rejat e çiftit. 

Në vitin 2020 ata mirëpritën në jetë djalin e tyre, Diellin, por nuk na kanë folur ndonjëherë rreth planeve të tyre rreth zgjerimit të mundshëm të familjes.

Së fundmi, Arbana ndodhet me pushime në Turqi me Jonin. Së bashku ata kanë kaluar shumë kohë me njeri-tjetrin, duke vizituar shumë vende të ndryshme. Një ndër to ka qenë edhe një vend ku fëmijët mund të argëtohen e të luajnë me kukulla foshnje dhe të “kujdesen” për ta.

Arbana ka ndarë një video në llogarinë e saj të “Instagram” ku shfaqet Joni teksa luan me kukullat beba. Megjithatë, ajo çfarë ka tërhequr më shumë vëmendjen ka qenë pikëisht fraza që Arbana ka shkruar mbi foton e publikuar.

“Jemi gati për një motër!”- ka shkruar ajo teksa ka etiketuar edhe Eduartin.

Deri tani, regjisori nuk ka reaguar ende dhe ne nuk po dimë më çfarë të mendojmë rreth ksaj deklarate të moderatores.

-640-0-61dad3b62a2b4.png

Article Logic
Execution time: 0.0037848949432373