INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Arbana dhe Eduarti do të bëhen prindër, por urimin më EPIK e bëri Olti Curri: Mendoja se ju vetëm…[FOTO]

Arbana dhe Eduarti do të bëhen prindër, por urimin më EPIK e bëri Olti Curri: Mendoja se ju vetëm…[FOTO]

Publikuar më: 14:31 07-05-2020

Kanë shumë kohë që përfliten si një nga çiftet më simpatike të showbizzit shqiptar, dhe tashmë do të bëhen prindër. Po flasim për moderatoren simpatike Arbana Osmani dhe partnerin e saj, regjisorin Eduart Grishaj. Lajmin e ka dhënë vetë Arbana, në ditën e lindjes së tyre, ku thotë se shpirti i saj binjak do të bëhet baba.

“Gëzuar ditëlindjen shpirtit tim binjak, shokut tim të ngushtë dhe atij që ka zemrën time (i cili do të bëhet baba së shpejti). Të dua Eduart Grishaj,”- shkroi moderatorja në Instastory.

Ndërkohë që një nga urimet më pikante për çiftin ka ardhur nga Olti Curri, i cili me humor thotë se në karantinë Arbana me Eduartin paskan bërë dhe diçka më shumë se gatimi.

“Urimeee, dhe unë që mendoja se ju vetëm keni gatuar gjatë karantinës”, shkruan Olti në postimin e tij.

curi.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0021519660949707