INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Sapo nisi një tjetër sherr! Aulona Musta e thumboi në mënyrë indirekte, Arbana Osmani i përgjigjet me të njejtën monedhë! [FOTO]

Sapo nisi një tjetër sherr! Aulona Musta e thumboi në mënyrë indirekte, Arbana Osmani i përgjigjet me të njejtën monedhë! [FOTO]

Publikuar më: 10:32 15-04-2020

Mesa duket një sherr në distancë mes Aulona Mustës dhe Arbana Osmanit sapo ka nisur. Gazetarja e njohur gjatë një video live në Instagram hodhi një thumb për Arbanën, të paktën kështu u kuptua.

Aulona u shpreh se nuk do të përdorte asnjëherë statusin e saj të gazetares për të shkuar në Durrës për të bërë plazh, duke lënë të nënkuptohet se thumbi drejtohej për Arbanën, pasi kjo e fundit ishte pak ditë më parë në Durrës për të shijuar fundjavën.

“Unë jam tip që nuk e kam qejf t’i thyej rregullat. Më duket shumë e turpshme që të më ndalojë policia dhe unë t’i them se po shkoj në Durrës të bëj një kronikë, edhe ndërkohë të postoj foto në Instagram. Dhe në fakt në fund kronika nuk ekziston fare”, u shpreh Aulona në video dhe tashmë e ka marrë një përgjigje tërthorazi nga Arbana.

ggeg.jpg

 

Moderatorja Osmani ka postuar një foto të vjetër të saj në ashensorin e punës, duke i pyetur ndjekësit se çfarë u mungonte më shumë nga jeta e përditshme.

Sigurisht që nuk kishte si mungonte komenti i mikeshës së saj më të mirë, Xhemi Shehut, e cila e ‘kritikoi’ për veshjen e saj, duke marrë parasysh që po shkonte në punë. Dhe sigurisht që Arbana ka gjetur rastin që të thumbojë me atë rast edhe moderatoren tjetër, Aulona Mustën, e cila e kritikoi për sjelljen gjatë karantinës.

Arbana Osmani: Më mungon të shkoj në punë dhe të bëj fotot më idiote në ashensorin më të ngadaltë në botë. Çfarë iu mungon më shumë juve? Shumë dashuri

Xhemi Shehu: Ti qofsh që shkon në punë me shalë jashtë

Arbana Osmani: Apapap sa xheloze të ka bërë karantina ty edhe disa

Tani jemi në pritje të përgjigjes së Aulonës!

 

Article Logic
Execution time: 0.004072904586792