INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Në pritje të ëmbël! Klea më e emocionuar se kurrë, bën blerjet për vogëlushin dhe i thotë këto fjalë të embla! [FOTO]

Në pritje të ëmbël! Klea më e emocionuar se kurrë, bën blerjet për vogëlushin dhe i thotë këto fjalë të embla! [FOTO]

Publikuar më: 18:30 07-05-2020

Pak ditë më parë, Klea Huta dhe Elgit Doda zbuluan me anë të një video emocionuese se fëmija i tyre i parë do të jetë djalë.

Sigurisht emocionet për dy prindërit e rinj janë të mëdha, por ajo që duket se po e përjeton këtë në maksimum është mami Klea, dhe me të drejtë.

Moderatorja dhe këngëtarja nuk ka hezituar të ndajë detaje për vogëlushin, ndërsa së fundmi na ka prezantuar krevatin e tij dhe blerjet e para.

“Mami mezi po pret të të takojë vogëlush”, shkruan Klea, e cila nuk mundet dot t’i fshehë emocionet.

Ajo dhe Elgiti janë një nga çiftet më simpatikë të ekranit dhe fansat mezi po presin të njohin vogëlushin e tyre të parë.

kleaa.png

Article Logic
Execution time: 0.0038421154022217