INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Anuloi koncertet verore, ky është problemi shëndetësor me të cilin po përballet Eleni Foureira

Anuloi koncertet verore, ky është problemi shëndetësor me të cilin po përballet Eleni Foureira

Publikuar më: 14:24 10-08-2022

Ditët e fundit është përfolur shumë për arsyet e anulimit të koncerteve të Eleni Foureiras. Thashethemet janë fokusuar tek shtatzënia e saj e mundshme, ndërsa ajo nuk ka konfirmuar e as mohuar asgjë. Edhe postimet e saj në rrjetet sociale janë veçanërisht të kujdesshme nga ana e saj.

Këngëtarja me origjinë shqiptare anuloi të gjitha koncertet e saj verore për arsye shëndetësore ndaj i duhet të qëndrojë për një kohë të gjatë larg skenës. Sigurisht jo për shkak të shtatzënisë. Këngëtarja nuk është në pritje të ëmbël.

 

Ajo po përballet me një problem serioz në gjurin e saj, i cili e detyron të abstenojë nga performancat e saj live, për një total prej gjashtë muajsh.

Article Logic
Execution time: 0.0035810470581055