INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Antonela largohet mes lotësh nga PËRPUTHEN dhe ky konkurrent është PENGU i saj në emision!

Antonela largohet mes lotësh nga PËRPUTHEN dhe ky konkurrent është PENGU i saj në emision!

Publikuar më: 20:34 20-05-2021

Ditën e sotme, një nga personazhet më të komentuara të Për’puthen, Antonela, u largua nga programi. Takimin e fundit ajo zgjodhi ta realizonte me Gelianin, me të cilin do mbeten shokë shumë të mirë edhe jashtë, siç tha edhe vetë. Antonela u shfaq e përlotur gjatë gjithë programit, duke u shprehur se kjo ka qenë eksperienca e saj më e bukur. Ndërsa e pyetur se cilit prej djemve do të donte t’i jepte një shans të dytë për t’i bërë gjërat ndryshe, nuk preferoi të jepte një emër, por la të kuptohej se bëhet fjalë për Mevlanin. Më pas, ajo pranoi hapur mes lotësh se Mevlani është pengu i saj në emision. Kujtojmë se Mevlani u largua ditën e djeshme nga “Për’puthen” me Ledjanën.

Sakaq, Antonela realizoi një takim sqarues edhe me Blerimin, me të cilin ka patur debate të vazhdueshme që pas rikthimit të Atdheut në emision. Në fund të emisionit ata zgjidhën mosmarrëveshjet dhe i dhanë fund ‘luftës’.

 

 

Article Logic
Execution time: 0.0036840438842773