INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Anglia thyen mallkimin, kualifikohet për herë të parë pas penalltive, këto janë 4 çiftet çerekfinaliste [FOTO]

Anglia thyen mallkimin, kualifikohet për herë të parë pas penalltive, këto janë 4 çiftet çerekfinaliste [FOTO]

Publikuar më: 22:56 03-07-2018

Anglia ka fituar pas 11-metërshave në 1/8-t e finaleve të Kupës së Botës 2018 kundër Kolumbisë.

Pasi pjesa e parë u mbyll në barazim 0-0, ndërsa kur u mbush një orë lojë erdhi goli i parë i ndeshjes në “Spartak Stadium” të Moskës. Carlos Sanchez shkaktoi faull ndaj Kane, gjatë një goditje nga këndi dhe vetë kapiteni i Anglisë mposhti portierin Ospina, duke kthyer në gol 11-metërshin e dhënë nga gjyqtari amerikan Geiger.

Kane, që me gjashtë gola është golashënuesi më i mirë i këtij kampionati botëror, bëhet futbollisti i parë që nga viti 1938 që shënon në gjashtë ndeshje radhazi të luajtur me Anglinë.

Gjithsesi, në minutën e tretë të shtesës Kolumbia barazoi. Portieri Pickford bëri një pritje të mrekullueshme, duke shpëtuar portën nga një gol i sigurt, por nga goditja e këndi që pasoi, Jerry Mina shënoi me kokë golin e barazimit për amerikano-latinët, duke i detyruar dy skuadrat të shkojnë në kohën shtesë.

Asnjë prej skuadrave nuk arriti që të shënonte, duke përfunduar në ruletin e penalltive. Nga pika e bardhë më i saktë është Anglia që ka arritur të fitojë me rezultatin 4-3. Vendimtare ishte gabimi i Carlos Baça.

Më poshtë keni dhe çiftet çerekfinaliste që do të luhen në datat 6 dhe 7 korrik.

Uruguaj – Francë

Brazil – Belgjikë

Rusi – Kroaci

Suedi – Angli

 

Article Logic
Execution time: 0.0041368007659912