INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Andi dhe Melisa bashkëjetojnë me njëri-tjetrin?! Pas Fatjonit, Shqipja HABIT me deklaratën e saj: E zgjodhi për…

Andi dhe Melisa bashkëjetojnë me njëri-tjetrin?! Pas Fatjonit, Shqipja HABIT me deklaratën e saj: E zgjodhi për…

Publikuar më: 14:29 03-02-2021

Prej disa ditësh në media po qarkullojnë disa foto të Andit dhe Melisës. Ata u panë të veshur me të njëjtin kapuç dhe ishin filmuar në shtëpi gati të njëjta.

 “Çfarë të them unë e shkreta. Kjo s’është asgjë se unë kam parë dhe foto të tjera. Unë s’kam qenë as te shtëpia ime, kam qenë te shtëpia e një shoqe. Këtë videon e kam bërë shumë kohë më parë, para se të largohej Andi  nga programi. Një ditë ma ka kërkuar Andi kapuçin dhe ja kam falur”, u shpreh Melisa dje, duke mohuar këto fjalë. (SHIKO KETU).

Por Fationi, ish konkurrent i “Përputhen”, ka reaguar fill pas fjalëve të Melisës.

 “Ndërrova mendim për Oskar si aktoren më të mirë të vitit… pff rëshkiti hahahaha. Kam 1 palë atlete Armani kush i do?! Janë të shtrenjta. Hahahaha o zot lottt o njerëz hë mo e keni seriozisht se u meka. Hmmm tani që e mendoj mos dhe unë e luajta bukur ikjen nga skena?! Iii sa gjynah nuk qava dot as u drodha duhet ta bëja që të ma besonin… a ç’më iku situata të më vij dhe 1 shans i dytë. Rastësisht kjo shoqja ime ka WC njësoj ups ça rastësise. Hahaha u lotova bravo! Vjen së shpejti”, shkroi Fationi në një postim.

zt.jpg

 

Më pas, ai e fshiu këtë deklaratë dhe u shpreh se nuk do flasi më sepse s’do të marri më vëmendje të tillë pasi nuk është pjesë e emisionit. “Përderisa nuk jam më në emision vendosa ta fshij story, sepse nuk dua vëmendje të pamerituar e të vjedhur, por kur shikoj gjëra të tilla revoltohem shumë… po ç’ti bëj ka njerëz të mirë që e rrethojnë… dhe mbi të gjitha nuk jam më pjesë e emisionit kështu që tërhiqem totalisht nga këto. Je shumë me fat… puthi këmbët…”, ka shkruar Fationi shoqëruar me figurën e një vajze me flokë të kuqe.

staq.jpg

 

Nga ana tjetër Shqipja i ka hedhur benzinë zjarrit dhe është shprehur në një intervistë të dhënë së fundmi se Andi dhe Melisa bashkëjetojnë me njëri-tjetrin. E ftuar në “Top Albania Radio”, Shqipja pohoi se dyshja kanë nisur bashkëjetesën. Ajo është shprehur se Melisa zgjodhi Fationin në emision thjesht për “show”, sepse në realitet kishte ndjenja për Andin.

“Unë e di që Melisa ka ardhur për Andin, e zgjodhi Fatjonin për lojë, e zuri me gojë emrin tim për ‘show’…”, është shprehur Shqipja gjatë intervistës.

Article Logic
Execution time: 0.0023961067199707