INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Melisa dhe Andi kapen MAT në momente intime në makinë?! Ja e vërteta e VIDEOS që po bën xhiron e rrjetit!

Melisa dhe Andi kapen MAT në momente intime në makinë?! Ja e vërteta e VIDEOS që po bën xhiron e rrjetit!

Publikuar më: 12:37 05-02-2021

Prej ditësh po përflitet në media se Andi dhe Melisa janë të lidhur. Dyshja janë kapur mat me disa detaje, pasi ata kanë pasur kapuçin e njëjtë dhe janë parë në shtëpi të njëjta. Lidhur me këto fjalë, reagoi edhe Melisa. Ajo mohoi të ketë lidhje me Andin, ndërsa u shpreh se kapuçi ishte i saji dhe ajo ia ka falur atij.

I ftuar së fundmi në “Roped with Olsi”, Andi u pyet edhe për Melisën. Por çfarë do t’i thoshte ai Melisës po ta shihte në rrugë?

 “Melisën e kam shumë shoqe, kam shumë respekt për Melisën. Do t’i thoja suksese në jetë, besoj se ka për të ecur shumë përpara. Kam një simpati të veçantë për Melisën”, tha Andi.

Ndërkohë që të dy ata nuk pranojnë të kenë një lidhje me njëri-tjetrin në rrjet ka nisur të qarkullojë sërish një video, që na bënë të dyshojmë se mes tyre ka realisht diçka më shumë. Në Instagram është publikuar një video në të cilën pretendohet se Melisa dhe Andi shihen bashkë në një makinë. Videoja nuk është shumë e qartë, por sipas personave që kanë shpërndarë videon thuhet se janë Andi dhe Melisa. Ata të dy shfaqen shumë afër njëri-tjetrit, ndërkohë që nuk dihet me çfarë rasti janë bërë bashkë.

 

Mirëpo në videon në fjalë nuk janë Andi dhe Melisa, sepse ajo as që është realizuar në Shqipëri. Kjo video është bërë në Amerikë dhe duket se është shpërndarë qëllimisht me cilësi jo të qartë, që të gjithë të mendonin se personat që shfaqeshin në të ishin pikërisht dy konkurrentët e “Për’puthen”.

 

 mlisa.png

Article Logic
Execution time: 0.0035710334777832