INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Çiljeta feston ditëlindjen, Alban Hoxha i bën dhuratën e veçantë! [VIDEO]

Çiljeta feston ditëlindjen, Alban Hoxha i bën dhuratën e veçantë! [VIDEO]

Publikuar më: 13:36 05-02-2021

Çiljeta Xhilaga feston sot 36-vjetorin e lindjes. Këngëtarja feston ditëlindjen në këtë moment të vështirë për të pasi pak ditë më parë humbi babain e saj nga Covidi. Megjithatë, partneri i saj Alban Hoxha ia ka zbukuruar këtë ditë speciale me një dhuratë të veçantë. Albani ka blerë një yll dhe i ka vendosur emrin e këngëtares.

E emocionuar këngëtarja e ka ndarë këtë dhuratë me ndjekësit në rrjete sociale, ku tregon se është surpriza më e bukur që ka marrë. “Kur të blen dashuria një yll në qiell dhe e quan Çiljeta. Faleminderit që ma mbush zemrën me kaq dashuri, dhurata më e bukur”, shkruan Çiljeta.

Ndërkohë kujtojmë që pas humbjes së të atit, Çiljeta shkroi disa fjalë të ndjera për të. ” Më mbështete në çdo hap timin në jetë, të drejtë apo të gabuar, për mua ke qenë babai ideal dhe jam krenare që kam mbartur nga ty virtytet më të mira: dashamirësinë dhe zemrën e bardhë.”, shkroi ndër të tjera ajo.

 

 

Article Logic
Execution time: 0.0034680366516113