INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
''Veç shpirti im e di ç’ka po heq''/ Pas akuzave të Teas, reagon për herë të parë Olsa Muhameti: Ti nuk mund të…

''Veç shpirti im e di ç’ka po heq''/ Pas akuzave të Teas, reagon për herë të parë Olsa Muhameti: Ti nuk mund të…

Publikuar më: 16:30 03-02-2021

Mes Tea Trifonit, vajzës që u bë u famshme pas pjesmarrjes në “Përputhen” dhe autores së programit Olsa Muhametit ka pasur së fundmi disa përplasje.

Ajo e akuzoi direkt Olsën për faktin që po mashtron dhe se ishte në dijeni të lidhjes së saj me Beartin, por preferoi ti mbante në emision për interesat e veta dhe për sa më shumë klikime e reklama. (SHIKO KETU). 

E pas gjithë këtyre deklaratave ka ardhur edhe një reagim nga ana e Olsës.

Ajo ka preferuar të shpërndajë në instagram një shprehje të Mahatma Gandhi i cili thotë: “Ti nuk mund të ndryshosh mënyrën se si njerëzit të trajtojnë, apo gjërat që thonë për ty, por ti mund të ndryshosh mënyrën se si ti reagon ndaj kësaj gjëje”. 

GANDI.png

 

Mesa duket ajo ka vendosur të reagojë në mënyrë indirekte për të treguar atë që ka thënë edhe përmes emisionit, që produksioni nuk ka qenë në dijeni dhe se nuk i ka detyruar për asnjë gjë konkurentët.

Kujtojmë se Tea dhe Andi dolën të përputhur bashkë nga emisioni, por vetëm disa ditë më pas, qarkulluan fotot e Teas me Beartin me të cilin ka një lidhje, ndërsa sqaroi se me Andin gjithçka ishte një lojë e diktuar nga produksioni.

 

Article Logic
Execution time: 0.0022788047790527