Aktori i njohur shqiptar Amos Zaharia ka folur hapur në podkastin e moderatores Grida Duma, ku ka rikthyer në vëmendje një nga ngjarjet më të komentuara të jetës së tij personale: përplasjen e bujshme mes motrës së tij, aktores Elia Zaharia, dhe Princ Leka.
Gjatë intervistës, Zaharia ka treguar se në momentin kur është kontaktuar për ngjarjen, ndodhej në Prishtinë, i angazhuar në xhirime filmike dhe plotësisht i shkëputur nga çdo informacion për atë që po ndodhte në Tiranë.
“Kam qenë në Prishtinë duke xhiruar një film, madje me një aktor të Hollywood-it. Isha totalisht i fokusuar në punë dhe nuk kisha asnjë ide se çfarë kishte ndodhur,” është shprehur ai.
Sipas tij, gjithçka nisi me një telefonatë nga një numër i panjohur, ku u pyet drejtpërdrejt për situatën mes motrës së tij dhe Princ Lekës.
“Më thonë ‘çfarë mendon për atë që ka ndodhur?’. Unë nuk dija asgjë. E mbylla telefonin dhe mora menjëherë mamin,” ka rrëfyer aktori.
Zaharia ka shtuar se edhe familja në atë moment nuk kishte informacion të plotë, ndërsa situata iu duk fillimisht si një keqkuptim apo edhe “kamerë e fshehtë”.
“Edhe mamaja ime mendoi se mund të ishte shaka. Më vonë kuptuam që gjithçka ishte e vërtetë,” ka treguar ai.
Duke folur për mënyrën se si u përjetua publikisht ngjarja, Zaharia ka theksuar se nuk ka ndjerë nevojë për reagim agresiv, pavarësisht pritshmërive të mundshme nga opinioni publik.
“Nuk besoj se agresiviteti do të kishte zgjidhur diçka. Janë çështje personale që nuk zgjidhen me tension,” u shpreh ai.
I pyetur nga Grida Duma nëse në ndonjë moment agresiviteti do të ishte i justifikuar, aktori ka bërë një ndarje të qartë mes konfliktit njerëzor dhe mbrojtjes së familjes.
“Forca duhet përdorur vetëm kur familja është realisht në rrezik. Vetëm atëherë,” ka deklaruar ai.
Intervista e plotë ka rikthyer në vëmendje ngjarjen e bujshme mes Elia Zaharia dhe Princ Leka, e cila në kohën e saj u bë një nga temat më të diskutuara në media dhe rrjete sociale.








25 May 2026 





