INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ambasada e SHBA-së tregon si do ndikojë reforma në drejtësi tek shqiptarët [VIDEO]

Ambasada e SHBA-së tregon si do ndikojë reforma në drejtësi tek shqiptarët [VIDEO]

Publikuar më: 09:48 03-09-2019

Reformimi i sistemit tërësor të drejtësisë pritet të prekë çdo qytetar, duke e bërë atë të barabartë me të gjithë. Ambasada e SHBA-së ka shpërndarë një video në të cilën shpjegon si do të realizohet kjo. Përmes një postimi në ‘Facebook’ ambasada ka publikuar videon e plotë me shpjegime për institucionet e reja, për procesin e vettingut, që nga reforma në drejtësi, Gjykatën Kushtetuese, krijimi i SPAK dhe BKH.  Sipas selisë diplomatike të SHBA-së procesi i vetingut po kryehet në mënyrë të drejtë dhe ndikim në këtë kanë vëzhguesit europian dhe amerikan.

“Çfarë është reforma në drejtësi? Si po zbatohet? Si do të ndikojë në jetën tënde dhe në jetët e shqiptarëve? Gjatë javëve të kaluara, postuam një seri videosh informuese për të shpjeguar se si reforma në drejtësi do të sigurojë që çdokush të jetë i barabartë përpara ligjit. Keni humbur njërën prej videove tona? Këtu mund të shikoni serinë e plotë mbi Reformën në Drejtësi, Rivlerësimin, Gjykatën Kushtetuese, SPAK dhe BKH: https://bit.ly/2PkUB9y #CfareEshteReformaNeDrejtesi #NdalKorrupsionit”, thuhet në sqarimin e Ambasadës.

Article Logic
Execution time: 0.021144866943359