INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Reforma në Drejtësi, Meta bën publik vendimin e rëndësishëm

Reforma në Drejtësi, Meta bën publik vendimin e rëndësishëm

Publikuar më: 12:39 31-07-2019

Presidenti Meta nuk zgjodhi të dilte vetë në deklaratë për mediat, për të bërë publike vendimet e rëndësishme për të cilat u tha se do të ishin të tilla një ditë më parë.

Në një deklaratë për mediat këshilltari i presidentit për mediat Tedi Blushi u shpreh se vendimet kishin të bënin me tre ligje të dekretuara nga kreu i shtetit; ai për mbrojtjen civile, taksat kombëtare dhe asistencën sociale.

Por, vendimi për të cilin kishte rëndësinë e saj ky komunikim me mediat kishte të bërë me dekretimin e ligjit për institucionet e drejtësisë, që u votuan nga Parlamenti në seancën e fundit të Parlamentit.

Përpos akuzave që u hodhën ndaj atyre që kanë penguar ecurinë e reformës në Drejtësi, zëdhënësi Blushi tha se “tashmë institucionet e drejtësisë dhe sidomos Këshilli i Emërimeve në Drejtësi”, janë në ligjshmëri të plotë për të vepruar.

Article Logic
Execution time: 0.0037598609924316