INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Meta lë akuzat ndaj Ramës, ‘krenar për këmbënguljen për miratimin e reformës’

Meta lë akuzat ndaj Ramës, ‘krenar për këmbënguljen për miratimin e reformës’

Publikuar më: 15:19 22-07-2019

Edhe Presidenti Ilir Meta ka kujtuar sot momentin e miratimit të reformës në drejtësi që ndodhi tre vjet më parë. Sot ai preferoi të lë pas akuzat e tij për kapje të drejtësisë nga Edi Rama ose siç ai e ka quajtur Ramaformë por e fokusoi reagimin e tij tek rëndësia e drejtësisë. Sipas Ilir Metës fal konsensusit që u arrit në atë kohë Shqipëria gëzon rekomandimin për çeljen e negociatave me BE.

“Lidhur me çështjen se kur do të çelen negociatat, kjo do të ndodhë vetëm atëherë kur të gjithë qytetarët shqiptarë të ushtrojnë sovranitetin e tyre përmes zgjedhjeve të lira, të ndershme, demokratike, gjithpërfshirëse dhe të gjithëpranuara, për çdo nivel përfaqësimi politik dhe institucional. Fillimi i negociatave do të jetë i mundur kur zbatimi i Reformës në Drejtësi të shkojë në drejtim të forcimit të shtetit ligjor”, shkruan Meta në Facebook.

Ilir Meta, në atë kohë kryetar i Kuvendit, shprehet krenar për këmbënguljen për miratimin me konsensus të plotë të Reformës në Drejtësi dhe për të mos lejuar kapjen e sistemit përmes ndryshimeve kushtetuese.

Article Logic
Execution time: 0.0032031536102295