INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Aleati i Bashës sytë nga Ilir Meta, “Shtyje datën e zgjedhjeve, Rama po përgatit konflikt”

Aleati i Bashës sytë nga Ilir Meta, “Shtyje datën e zgjedhjeve, Rama po përgatit konflikt”

Publikuar më: 10:01 06-06-2019

Aleati i Lulzim Bashës, Fatmir Mediu i Partisë Republikane i kërkon Presidentit Ilir Meta që të shtyjë datën e zgjedhjeve. Në një postim në Facebook ai shkryen se kryeministri Edi Rama po përgatit konflikt në vend. "Presidenti Ilir Meta është autoriteti i vetëm kushtetues që duhet të shtyjë datën e zgjedhjeve. Është kompetencë e tij kushtetuese të garantojë unitetin e popullit dhe konflikti që po përgatit Rama në 30 qershor është kërcënim i hapur i interesave tona kombëtare”, shkruan Mediu, duke shtuar se, “Presidenti duhet të angazhohet në qendrueshmërinë e sistemit tonë demokratik që bazohet në pluralizëm dhe zgjedhje të lira dhe të ndershme. Bazohet në liritë dhe të drejtat e çdo qytetari mbi 18-vjeç për të zgjedhur dhe për t’u zgjedhur. Rendi kushtetues ka rënë. Liritë politike janë peng i krimit dhe korrupsionit. Liritë ekonomike janë peng i parave të drogës, krimit, korrupsionit të lidhur me qeverine", tha Mediu.

Pak javë më parë Meta u shpreh i gatshëm që të shtynte datën e zgjedhjeve por vetëm nëse do të kishte kompromis mes palëve.

Article Logic
Execution time: 0.0036399364471436