INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Basha mbyll protestën dhe i bën thirrje Ramës: Largohu dhe lëre popullin të vendosë me votë të lirë

Basha mbyll protestën dhe i bën thirrje Ramës: Largohu dhe lëre popullin të vendosë me votë të lirë

Publikuar më: 22:23 02-06-2019

Në mbyllje të protestës së 7, kreu i PD nga selia blu bëri thirrje për reagim nga ana e socialistëve, duke paralajmëruar përshkallëzim të protestës së ardhshme.  Në fjalën para mbështetësve Basha tha se kjo ishte protesta e fundit me fjalë dhe argumente, duke paralajmëruar se në tubimin e radhës fjalën do ta kenë protestuesit.

“Mesazhi i parë, i qartë dhe i prerë është se Edi Rama dhe banda e tij kriminale do ta harrojnë se do ta mbajnë pushtetin e marrë me dhunë, duke dhunuar qytetarët. Po i them sot Edi Ramës dhe sejmenit të tij sadist Sandër Lleshaj se do të mbani përgjegjësi para ligjit. Përpjekja juaj tinzare për dhunë do të marrë përgjigjen e merituar. Ne nuk hedhim asnjë hap pas. E sotmja është dita e fundit, kur i drejtohem kupolës drejtuese me argumentet e arsyes. Koha për fjalët po mbaron, dhe në protestën e ardhshme fjalën do ta ketë sovrani. E gjithë bota e di që ky është një pushtet që mbrohet me dhunën e krimit. Harrojeni se do ta mbani pushtetin me dhunë! Kthejani sovranit atë që i keni vjedhur sovranit. Hapini rrugë zgjedhjeve të lira dhe të ndershme”, tha Basha.

Article Logic
Execution time: 0.0042760372161865