INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Agravohet situata në protestë, ka disa policë të plagosur, reagon ministri Lleshaj: Për këtë do të ketë përgjegjësi përpara ligjit [FOTO]

Agravohet situata në protestë, ka disa policë të plagosur, reagon ministri Lleshaj: Për këtë do të ketë përgjegjësi përpara ligjit [FOTO]

Publikuar më: 20:37 02-06-2019

Është tensionuar situata te Parlamenti ku protestuesit kanë hedhur sende të forta dhe mjete piroteknike në drejtim të këtij institucioni. Si pasojë e këtyre sulmeve janë plagosur 7 efektivë policie siç bën me dije ministri Lleshaj në një reagim në rrjetet sociale.

lleshi.png

 

Të gjithë janë në Spitalin e Traumës ku po marrin mjekim pasi u transportuan me autoambulancë. Raportohet se protestuesit gjuajtën me gurë drejt policisë. Ndërkohë është dëmtuar dhe një protestues i cili është dërguar me urgjencë në spital.

Policia ka bërë thirrje për tërheqjen e protestueve:

“Te nderuar qytetarë, ruani qetësinë, ruani gjakftohtësinë. Mos hidhni lëndë piroteknike, fishekzjarre, kapsolla, tymuese dhe sende te forts në drejtim të punonjësve të Policisë. Hedhja e kapsollave, sendeve te forta dhe lëndëve piroteknike po rrezikon jetën e punonjësve të Policisë.

Të nderuar organizatorë të tubimit: I nderuar zoti Lulzim Basha dhe z. Gazmend Bardhi. Merrni masa të menjëhershme që protestuesit te nderpresin veprimet e dhunshme. Po demtoni e rrezikoni jeten e punonjesve te policise.

Si organizatorë të protestës, jeni përgjegjës përballë ligjit për mbarëvajtjen paqësore të tubimit, ndaj menjëherë merrni masa që protestuesit të ndalojnë hedhjen e kapsollave dhe lëndëve piroteknike, sendeve te forta në drejtim të Policisë”, është thirrja e policisë.

police.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0029370784759521